13:53 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi krenar për dekorimin me medalje të ushtarëve të FSK-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është shprehur krenar për ushtarët e FSK-së të cilët u kthyen me medaljen e tretë nga gara “Cambrian Patrol”, shkruan Indeksonline.

Këtë Thaçi, e konfirmoi përmes një statusi në Facebook, ku tha se suksese të tilla, janë dëshmia më e mirë se Forca e Sigurisë së Kosovës është profesionale dhe konkurruese me ushtritë më moderne të botës.

Ai gjithashtu, tha se Ushtria e Kosovës do të jetë nderi më i lartë i Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sërish u kthyen me medalje nga gara më unike në botë “Cambrian Patrol”. Këto suksese janë dëshmia më e mirë se Forca e Sigurisë së Kosovës është profesionale dhe konkurruese me ushtritë më moderne të botës. Jemi krenarë me çdo të arritur të tyre. Ushtria e Kosovës do të jetë nderi më i lartë i Republikës së Kosovës. HTH