18:19 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi kujton dëshmorët e rënë afër Opterushës së Rahovecit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë afër Opterushës së Rahovecit.

Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri ranë heroikisht para 20 vjetësh. Sipas presidentit, ata, të patrembur, ishin kudo që kërkohej mbështetja dhe kontributi i tyre.

Statusi i plotë i tij:

Sot i kujtojmë heronjtë dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë afër Opterushës së Rahovecit. E kujtojmë Xhelal Hajdën – Tonin, Selajdin Mullabazin – Micin, Hamdi Hajrizin, Bektesh Halitin dhe Nezir Ymerin, të cilët ranë heroikisht para 20 vjetësh.

Toni, Mici dhe bashkëluftëtarët e tyre shquheshin për heroizmin e dëshmuar në betejat kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ata, të patrembur, ishin kudo që kërkohej mbështetja dhe kontributi i tyre. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta! HTH