16:23 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Kurti të dorëzojë sa më lehtë detyrën tek Hoti, barikadimi i tij s’i bën nder as atij as demokracisë

Presidenti i vendit, HashimThaçi është deklaruara para mediave lidhur me qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Thaçi uroi deputetët e Kuvendit të Kosovës për mbarëvajtjejen e seancës dhe përgjegjësinë institucionale që treguan sot.

“Ata që votuan për dhe ata që mbajtën pozicionin çfarë dihet botërisht. Është një ditë kjo e rëndësishme, pasi sot u vendos edhe një gur tjetër në themelet e shtetësisë dhe demokracisë.Dëshiroj të uroj kryeministrin Hoti, zv/kryeministra te ministrat për marrjen e detyrave të reja, tanimë s’kemi kohë të humbasim as edhe një ditë. Duhet të punojmë menjëherë, të ballafaqohemi me sfidat që i kemi para nesh. Unë sot dëgjova me kujdes prezantimin e Hotit në Kuvend. E mirëpresim zotimin e tij dhe të qeverisë. Por edhe rimëkëmbjes pas pandemisë, por edhe zotimin et ij për angazhim në sfidat afatgjata dhe prioritet strategjike të shtetit të Kosovës. Përshëndet gatishmërinë për vazhdimin e dialogut E përshëndes dhe zotimin për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme dhe speciale me ShBA-të, dhe të punojmë fuqishëm në rrugëtimin tonë për perspektive evropiane”, tha Thaçi, shkruan Indeksonline.

Thaçi theksoi se vetëm raportet e shkëlqyera me ShBA-të dhe raportet besnike mund të sigurojnë një të ardhme të sigurtë për vendin tonë.

“Zotimi për integrim të të gjitha komuniteteve në shoqërinë tonë. Detyra që mori sot qeveria është përgjegjësia e lartë, këtë e presin qytetarët, këtë e presin edhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

Presim që të vazhdojnë reformat e thella në ekonomi, në sundim të ligjit, në reformat demokratike dhe sundim të vendit. Në forcim të institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë, për të garantuar paqe dhe siguri në vend. Plotësimin e të gjitha kritereve për anëtarësim, që i kontribuon më së shumti jetës së qytetarëve, krijimin e vendeve të punës.I bëjmë thirrje BE-së, veçanërisht vendeve anëtare që të përgjigjen pozitivisht dhe të vlerësojnë pozitivisht të arriturat e Kosovës dhe të mos vonohet procesi i liberalizimit të vizave.Sot Kosova ballafaqohet me një izolim të panevojshëm. Kjo vlen për angazhimin e kritereve që kemi ndërmarrë në hapat dhe angazhimin e mëtutjeshëm”, tha Thaçi.

Poashtu presidenti tha se kërkohet nga Kurti që të pranojë-dorëzojë sa më lehtë detyrën tek z.Hoti.

“Kërkojmë të kemi qasje të barabartë në BE, për shkollim, për biznes si në vendet e tjera të rajonit. Nga Kurti të ketë pranim-dorëzim sa më të lehtë i detyrës tek Qeveria Hoti dhe të hiqet dorë nga barikadimi i zyrës së uzurpuar. Barikadaimi i tij s’i bën nder as atij, as partisë, as shtetit e as demokracisë. Pas shkarkimit ai po bëhet edhe më qesharak, kërkohet të punojmë bashkë për të ardhmen e sigurtë evropian, për rritje të mirëqenies sociale, për një të mirë të gjithmbarshme të shtetit tonë”, përfundoi ai./Indeksonline/