13:18 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi mbështetë protestën e sotme, ka disa fjalë për ajrin e ndotur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me cilësinë e ajrit në Kryeqytet.

Thaçi ka thënë se shqetësimet e qytetarëve për cilësinë e ajrit janë reale dhe se institucionet e Kosovës duhet që sa më parë të marrin masa, raporton Indeksonline.

“Shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për cilësinë e ajrit janë reale dhe duhet të adresohen sa më shpejt. Institucionet përgjegjëse duhet të koordinohen dhe marrin masa afatshkurtra si dhe afatgjata për eliminimin e shkaktarëve të ndotjes së ajrit” ka thënë Thaçi.

Thaci ka thënë se mbështet protestën e qytetarëvë për një ambient të pastër në kryeqytet e në mbarë Kosovën.

“Prandaj, mbështes protestën e sotme të qytetarëve për një ambient dhe ajër më të pastër në kryeqytet dhe në mbarë Kosovën” është shprehur Thaçi./Indeksonline/