15:38 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi nga Brukseli kërkon unitet për çështjen e dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar për herë para medieve pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Ai ka ripërsëritur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës në marrëveshjen finale që shpresohet të arrihet me Serbinë.

“Duhet të bëhet demarkimi i kufirit me Serbinë në mënyrë që të lëvizim tutje. Pra është në interes të dy vendeve të arrihet marrëveshja. Kosova është unike për dialog”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se nuk ka asnjë arsyeje të ndërpritet dialogu i nisur.

Ai ka thënë se sot nuk është mbajtur takimi me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, porse mesazhet janë dhënë përmes Federica Mogherinit.

Presidenti i ka ftuar të gjithë për dialog dhe mirëkuptim karshi negociatave me Serbinë.

“Të gjithë e dinë se pa një fqinjësi të mirë me vendet e rajonit nuk ka një lëvizje përpara. Duhet të arrijm unitetin dhe të jemi më të koordinuar. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se për hapat e mëdhenj duhet t’i përmbyllim problematikat që i kemi të hapura me shekuj”, ka thënë presidenti nga Brukseli./Indeksonline/