14:01 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Thaçi ngushëllon familjen Kraja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Kraja për humbjen e regjisors Arzana Kraja, shkruan Indeksonline.

“Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trishtë për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik e kulturor në vendin tonë. HTH”./Indeksonline/