Thaçi ngushëllon për vdekjen e veprimtarit, Adem Demaçit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar shqiptar, bacës Adem.
Thaçi përmes një shkrimi ka theksuar se Demaçi ka qenë gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! HTH./Indeksonline/