21:50 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Nuk besoj se regjistrimi mund të realizohet paralelisht me zgjedhjet

Pas takimit të liderëve, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi i pyetur në lidhje me realizimin e regjistrimit të popullsisë, tha se ai beson se nuk mund që ky proces të ndodh paralelisht me procesin zgjedhor, mirëpo sipas tij ditëve në vijim pritet që të arrihet një marrëveshje edhe për këtë çështje.

Ai tha se është me rëndësi që subjektet kryesore në vend janë pajtuar që vendi të vazhdoj rrugëtimin euro-atlantik. Thaçi tha se ratifikimi i Protokollit për në NATO nga Parlamenti spanjoll rrëzoi propozimin e kryeministrit Zaev që zgjedhjet të mbahen në tetor.

“Sigurisht që qëndrimin e parë e dha Kabineti i Presidentit dhe ky është një lajm i mirë që forcat kryesore politike të Maqedonisë së Veriut vendosën që nuk ka alternativë tjetër përveç se të këmbëngulim në procesin integrues drejt NATO-s dhe BE. Edhe në pjesa e dytë është një lajm i mirë. Arritëm marrëveshje që zgjedhjet të mbahen me 12 prill, kryeministri kishte propozim që zgjedhjet të mbahen në tetor që më pastaj u shqyrtua mundësia e ratifikimit të marrëveshjes nga ana e Parlamentit të Spanjës, ne duhet të kemi Parlament që të ratifikoj këtë marrëveshje”-tha mest tjerash kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi./Alsat-M/