21:02 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Nuk kanë qenë rrethanat për rrëzimin e qeverisë, s’kam pasur as gisht, as dorë në këtë!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se vullneti qytetar për të është gjithmonë i mirëseardhur dhe i respektuar.

Thaçi tha se vullneti qytetar është respektuar edhe në zgjedhjet e gjashtë tetorit dhe se themelimi ka qenë i shkëlqyer.

“Zgjedhjet kanë konfirmuar pozicionin tim si president, si simbol i unitetit politik dhe qytetar, s’ka ndikuar asgjë në pozicionin tim politik, ligjor. Vullneti qytetar ka rendit çdo parti politike.  As s’kam pas gisht, as dorë. S’kam qenë në Kuvend, është e drejtë kushtetuese dhe ligjore që e kanë shfrytëzuar deputetë e Kosovës tash përmendja e emrit tim prej deputetëve të çfarëdo pozicioni që mund të kenë, pozitë apo opozitë është çështje e tyre, prej atyre jam përmendur shumë ndoshta edhe përvoja e tyre e hidhur elektorale përballë meje ka lënë pasoja dhe është obsesion ndaj meje personalisht, por këtë s’mund t/ia tejkalojë askujt. Kam përcjellur nga afër punimet, debati i takon vetë deputetëve dhe vullnetit të partive politike, kështu që duhet respektuar si një procedurë dhe proces krejt i rregullt kushtetues dhe ligjorë, i përfaqësuesve të partive politike me një legjitimitet të plotë qytetar”, tha Thaçi në T7, shkruan Indeksonline.

Ai theksoi se mocioni i mosbesimit apo votëbesim nuk është i pari që ka ndodhur në vendin tonë, por që s’kanë qenë rrethanat këtë herë.

‘Por a kanë qenë rrethanat nuk kanë qenë, në veçanti kur të gjitha institucionet dhe njerëzit ishin të orientuar në ndërmarrjen e masave për tejkalimin e situatës së rëndë, dhe jo vetëm ne por edhe rajoni e gjithë bota, por sido që të jetë është me rëndësi që funksionimi i institucioneve ka shkuar në parametrat e plotë kushtetues dhe ligjorë, ndërsa vendimmarrja në Kuvend u takon partive politike dhe në asnjë rrethanë presidentit të vendit. Vendimi i votimit të mocionit mua më ka ardhur të premten, pas orës 16:00 nga Kryetarja e Kuvendit dhe atë mocion veçse e kam nënshkruar”, shtoi Thaçi./Indeksonline/