13:04 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi para se të fotografohet me Trumpin në New York, duhet ta ketë “mësuar monologun”

– [ ] Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit, NË RAST se edhe DE JURE e stimulojnë (politikisht), përkrahin (mediatisht) dhe e faktorizojnë (diplomatikisht) idenë e COPËTIMIT të Kosovës, ATA, ad acta jo vetëm që do e shfuqizojnë gjeopolitikēn rajonale të balancave që u krijua në vitin 1999, por, definitivisht do e dëmtojnë e kompromitojnë skajshmërisht besimin, miqësinë dhe aleatin më të dëshmuar historikisht në Ballkan- atë shqiptar!

– [ ] Për gjithë këtë “skenar hipotetik apolkaliptik”, për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Ballkan, NUK e fajsoj Washingtonin e as Brukselin, por, injorancën, hipokrizinë dhe mendjelehtësinë e KASTĒS POLITIKE KOSOVARE, që për dy dekada të tëra “miqësinë” me Amerikën e ndërtoj në premisa të gabuara (shkaku i krimit dhe korrupsionit kulminant); e keqkuptoj (shkaku, se menduan që shtetësinë dhe demokracinë duhet të ua ndërtojnë tjerët); e kompromitoj (shkaku se u vetëkënaq me improvizimin e shtetndërtimit);…

– [ ] Në fakt, NËSE vërtetë ndodhë ky presedan (e me Donald Trump, po shihet se gjithçka është e mundur) nē politikēn e jashtme amerikane, shqiptarë e shekullit XXI atëherë, duhet t’u përshtatēn rrethanave të reja; gjeopolitike e gjeostrategjike, në mënyrë që Projektin e faktorizimit të tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ta kërkojnë gjetiu…Ose, thënë edhe më thjeshtë duhet ta aktivizojnë nga “xhepi” Planin B”.

Shkruar nga Fadil Maloku