Thaçi mirëpret rezolutën e dialogut: Interesi shtetëror të jetë mbi atë partiak
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e partive politike për hartimin e një rezolute për dialogun me Serbinë.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se interesi i shtetit duhet të jetë mbi atë partiak, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Thaçit:
E përshëndes vendimin e subjekteve politike të koalicionit qeveritar për harmonizimin e qëndrimeve politike dhe hartimin e rezolutës së përbashkët për dialogun.
Është shumë e rëndësishme për shtetin tonë që ne të gjithë të jemi sa më unikë dhe të bashkohemi për mbrojtjen e interesave qytetare dhe shtetërore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Interesi shtetëror i Republikës së Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes partiak apo elektoral. HTH