17:10 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi shpërndanë fotografitë më të bukura me FSK-në, thotë se janë krenaria jonë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qenë sot prezent në kazermën e FSK-së, ‘Adem Jashari’ ku ka pasur një drejtim publik duke përkujtuar nevojën urgjente për të rindërtuar konsensusin nacional për çështjet shtetërore, transmeton Indeksonline.

Thaçi ka thënë gjithashtu se qytetarët duan t’i shohin liderët e tyre të zgjedhur politikë të bashkuar kur është në pyetje interesi shtetëror.

Ky është postimi i plotë:

Sot, nga kazerma “Adem Jashari”, në një adresim publik drejtuar qytetarëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, theksova nevojën urgjente për ta rindërtuar konsensusin nacional për çështjet e interesit shtetëror.

Qytetarët tanë duan t’i shohin liderët e tyre të zgjedhur politikë të bashkuar kur është në pyetje interesi shtetëror. Kosova dhe qytetarët e saj janë popull autokton evropian, prandaj e ardhmja e jonë, duke përfshirë edhe vlerat që përfaqësojmë, është e natyrshme dhe e sigurt në kuadër të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe OKB-së. HTH

Adresimi i plotë: http://www.president-ksgov.net/…/presidenti-forca-e-siguris…

Ai gjithashtu ka thënë: Ushtarët e Forcës së Sigurisë janë krenaria jonë.