07:23 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi sot përgjigjet para gazetarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të përmbyll nesër vitin sa i përket konferencave të tij.

Ai me rastin e përfundimit të vitit 2017 do të mbaj konferencën e fundit për gazetarë, shkruan Indeksonline.

Sipas njoftimit, presidenti nga ora 16 do t’u drejtohet medieve në kabinetin e tij.

“Presidenti Hashim Thaçi do ta mbajë konferencën e fundvitit me gazetarë, ku do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. (Kabineti i Presidentit, ora 16:00) thuhet në njoftimin e Presidences./Indeksonline/