07:05 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi sot takohet me ambasadorin Delawie

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të takojë sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Nuk është bërë e ditur se çka do të diskutohet në takimin e thirrur për në orën 09:00, e që do të zhvillohet në Presidencë, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se Delawie në vazhdimësi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta ratifikojnë demarkacionin. Ai po ashtu u kishte bërë të ditur deputetëve të cilët kishin nënshkruar pro shfuqizimit të ligjit për Dhomat e Specializuara, që të kenë parasysh pasojat e këtij veprimi.

Megjithatë, pas tërheqjes së disa nënshkrimeve, Ambasada Amerikane kishte përshëndetur këtë gjest të politikanëve./Indeksonline/