14:45 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi: S’po mund ta rikthejmë mbështetjen për ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk po mund ta rikthejnë mbështetjen për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë në ushtri.

Ai në një konferencë për dialogun e fundit në Bruksel, ka thënë se nuk duhet humbur mundësia për marrëveshje me Serbinë, në kohën kur kemi vëmendjen e BE-së dhe SHBA-së, pasi në të kundërtën mund të ndodhë siç ndodhi me e FSK-në, ku është humbur rastin për t’u bërë ushtri.

Sipas tij, në vitin 2014, është humbur shansi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për shkak të politikave populiste apo elektorale të një spektri të caktuar politik.

Thaçi shtoi se në vitin 2014, ka qenë pajtueshmëria e plot e NATO-s dhe gjithë partnerëve për transformimin e FSK-së.