75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi takohet me Gjukanoviq, flasin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në Podgoricë.

Përmes një shkrimi në facebook, Thaçi ka thënë se temë diskutimi ishin raportet ndërmjet dyja vendeve, bashkëpunimi dhe e ardhmja euroatlantike.

Po ashtu, Thaçi ka thënë se marrëveshja ndërshtetërore Kosovë-Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, shkruan Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Podgoricë. Biseduam për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për thëllimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore. Diskutuam edhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi. Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviq për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane. HTH/Indeksonline/

 

Temat: