07:01 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi takon sot kryeministrin malazez, Markoviq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do takohet sot me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Ky takim do të mbahet në kabinetin e presidentit në orën 09:45.

Ndryshe, presidenti i Kosovës fillimisht në kabinetin e tij, duke filluar nga ora 08:30 do pres në takimi ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Kurse, kryeministri malazez ka ardhur në Kosovë gjatë ditës së djeshme për një vizitë zyrtare dhe do qëndrojë dhe sot, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme, me të arritur në Kosovë ai u takua me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku edhe diskutuan për çështje të shumta, ndër to edhe për Demarkacionin.

Markoviq në këtë takim ka shprehur gatishmërinë që Mali i Zi të ndihmojë Kosovën në ratifikimin e Demarkacionit.

Ndërsa sot, Markoviq pritet të takohet sot edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli./Indeksonline/