16:04 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi takohet me përfaqësues të Luginës në Zvicër, ua konfirmon mbështetjen për bashkim me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Zvicër.

Me këtë rast ai ka bërë të ditur se ka takuar përfaqësues të shoqatës ‘Medvegja’ si dhe përfaqësues të shoqatave të tjera nga Lugina e Presheva.

Thaçi ka thënë poashtu se përfaqësuesit në fjalë kanë përshëndetur gatishmërinë e Kosovës për të respektuar vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur në referendumin e vitit 1992, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në Gjenevë takova edhe përfaqësues të shoqatës “Medvegja” si dhe përfaqësues të shoqatave të tjera nga Lugina e Preshevës, të cilët e përshëndetën gatishmërinë e Kosovës për të respektuar vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur në referendumin e vitit 1992.

Atyre ua konfirmova që mbështes kërkesën e tyre që Presheva, Bujanoci e Medvegja të bashkohen me Kosovën. HTH