12:18 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi takon presidentin e Serbisë, Vuçiq, dhe kryeministrin e Malit të Zi, Markoviq (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Sofje ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviqin.

Ky takim u zhvillua në kuadër të takimit të punës së liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në foton e siguruar nga portali Indeksonline,Thaçi, Vuçiqi, Markoviqi dhe shefi i kabinetit të Thaçit, Bekim Çollaku shihen duke biseduar në një tavolinë.

Në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve evropianë do të bisedohet për perspektivën evropiane të rajonit. Ndërkaq, si kusht kryesor për Kosovën dhe Serbinë nga Bashkimi Evropian është vendosur kriteri i normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Ky takim duket ta këtë funksion, meqë gjatë ditës së sotme mediet kanë raportuar në një takim të mundshëm në mes të Thaçit dhe Vuçiqit./Indeksonline/