19:16 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi thërret konferencë për takimin me Vuçiqin në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tashmë e ka konfirmuar se do të takohet me homologun e tij Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet të dielën në Bruksel.

Thaçi ka bërë të ditur se këtë e ka pranuar me ftesë të përfaqësuese së BE-së, Federica Mogherini.

Pas takimit, i pari i Presidencës do të mbajë një konferencë për media, shkruan Indeksonline.

“Në orën 10:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim në presidencë./Indeksonline/