19:41 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi tregon se çfarë do t’i thotë nesër Merkelit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Gjermania ka paralajmëruar se procesi i dialogut nuk do të jetë i lehtë për Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se të dyja palët duhet të jenë realiste.

“Ka disa ide që unë nesër do t’i diskutoj me kancelaren Merkel rreth asaj se si të angazhohet Bruksel 100% në fazën e ardhshme të dialogut. Jam i bindur se kancelarja Merkel do t’i japë udhëzimet e duhura, kohën dhe kornizën e duhur. Pse po e them këtë? Po e them sepse unë besoj fuqishëm se Kosova, Serbia dhe Ballkani Perëndimor besojnë në Gjermaninë”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Nga ana tjetër, ambasadori Ë olfgang Ischinger, ka thënë se BE-së, i duhet një lidership më të madh.

“Unë pajtohem me ju President dhe me mesazhin që do t’ia përcillni nesër kancelarës Merkel. Është i nevojshëm një lidership nga BE-ja, e sidomos nga Berlini. Pa këtë, gjërat nuk do të ndodhin”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Ischinger kanë thënë se BE-ja nuk duhet të vonoj me liberalizimin e vizave dhe ajo duhet të ndodh këtë vit./Indeksonline/