17:29 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Thaçi-Ushtarëve të Kosovës: Ju jeni pasardhësit e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Adem Jashari, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për nder të Pavarësisë së Kosovës iu drejtua ushtarëve të Kosovës në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Thaçi në fjalimin e tij tha se Ushtria e Kosovës u rritë së bashku me vitet e lirisë, pavarësisë dhe zhvilimit të saj.

“Për të ardhur deri në këtë ditë që Kosova ketë ushtrinë e vetë u deshtë shumë mund e luftë përpjekje, durime dhe përgatitje sistematik, vullnet e unitet i brendshëm politikë e qytetarë, partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar dhe para se gjithash e mbi të gjitha, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ndër të arriturat më të rëndësishme, pas luftës menjëherë, ishte procesi i transformimit të UÇK-së në TMK. Kjo forcë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë u shndërrua në FSK dhe brenda 10 vjetësh FSK u shndërrua në Ushtrinë e Kosovës. Pra Ushtria e Kosovës u rritë së bashku me vitet e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të saj. “, u shprehë ai.

Presidenti i vendit iu tha ushtarëve se ata janë nderi dhe krenaria jonë e përbashkët.

“Por, kurrë mos harroni ju jeni pasardhësit e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt. Ju jeni nderi dhe krenaria jonë e përbashkët. Ju jeni sublimimi i vlerave më të larta të shtetit tonë.”, tha presidenti./Indeksonline/