11:48 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Vitin e ardhshëm FSK do e festojë “Ditën e Forcës” si ushtri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se FSK-ja gjatë vitit të ardhshëm do e festojë “Ditën e Forcës” si ushtri.

Kështu ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Ushtria e Kosovës si më e reja në botë, do të kontribuojë për paqen e sigurinë edhe përtej Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, me profesionalizëm, me përgjegjësi dhe paanshmëri, ka kryer çdo detyrë që i është dhënë deri më tash. Ajo është bërë forcë që gëzon besim të madh tek të gjithë qytetarët. Është bërë institucion që pareshtur kontribuon për paqe dhe stabilitet, si dhe për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë. I uroj vajzat dhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Ditën e Forcës. Këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës herën tjetër do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës. Ushtria e Kosovës, më e reja në botë, e cila do të kontribuojë për paqen e sigurinë edhe përtej Kosovës, së shpejti do të bëhet realitet”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/