08:45 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: FSK-ja është mandatuar si forcë mbrojtjëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova sot shënon “Ditën e Forcës”, së saj, e cila vazhdon të vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend.

Sipas tij, një rëndësi e veçante i është kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë, që e shohin FSK-në si mundësi për më shumë siguri dhe për një karrierë të shkëlqyer.

“Përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një koncensus të lartë ndërpartiak, FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtjëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova shënon sot ”Ditën e Forcës” së saj, e cila vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend. Një rëndësi e veçante i është kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë, që e shohin FSK-në si mundësi për më shumë siguri dhe për një karrierë të shkëlqyer.

Përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një koncensus të lartë ndërpartiak, FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtjëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

Sot, Forca jonë feston Ditën e shënuar në këtë vit të veçantë për të, duke hapur dyert për miqtë e saj, për qytetarët, që të njihen nga afër me jetën ushtarake, me sukseset e këtyre vajzave dhe djemëve të zgjedhur të atdheut tonë, që janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe paqes.

Urime “Dita e Forcës” Kosovë!

RH