11:44 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi-Vuçiq të dielën në Bruksel, Mogherini flet për fazë intensive të dialogut

Autoritetet nga Brukseli kanë konfirmuar se të dielën do të takohen presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq.

Zyra e Federisca Mogherinit ka dalë me komunikatë ku është konfirmuar se të dielën në Bruksel do të takohen Thaçi e Vuçiq.

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini do të jetë nikoqire e takimit mes Thaçit dhe Vuçiqit me 24 qershor 2018”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Mogherini dhe presidentët thuhet se do të vazhdojnë punën e tyre për normalizim të raporteve, do të  shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe do të dhe do të diskutojnë hapat në vazhdim për një fazë intensive të bisedimeve.