15:29 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi zhvillon bisedë telefonike me zyrtarin e lartë amerikan, tregon se çfarë folën për bisedimet e Brukselit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmës-sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Ëess Mitchell.

Thaçi thotë se gjatë kësaj bisede ata bashkëbiseduan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më tej ai ka thënë se Kosova gëzon mbështetjen e palëkundur amerikane edhe në fazën e fundit përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por jo të pamundur për t’u përmbyllur me marrëveshje, raporton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tij:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Ëess Mitchell, me të cilin bashkëbiseduam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ne u pajtuam për intensifikimin e dialogut dhe domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht obliguese me Serbinë. Dialogu dhe marrëveshja përfundimtare janë mënyrë e vetme për t’i hapur rrugë integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Kosova, si gjithmonë, gëzon mbështetjen e palëkundur amerikane edhe në fazën e fundit përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por jo të pamundur për t’u përmbyllur me marrëveshje. HTH/Indeksonline/