19:14 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / A. M.

The Freestyle, projektori që shndërron çdo hapësirë në një ekran full HD

Samsung këtë vit prezantoi projektorin më të ri portativ, The Freestyle.

Ky projektor karakterizohet nga një dizajn i lehtë dhe kompakt, teknologji e fuqishme, tingull me cilësi të lartë, shfaqje realiste e përmbajtjes dhe mundësi të pakufizuara për argëtim brenda ose jashtë shtëpisë. Me projektorin The Freestyle, Samsung ka fituar një medalje të artë në International Forum (iF) Design Award 2022 – një konkurs prestigjioz ndërkombëtar i dizajnit.

Nëse mendoni se eksperienca me The Freestyle është e zakonshme, gaboni. Ngjyrat e zbehta, cilësia jo e mirë e figurës i përket së shkuarës sepse The Freestyle vjen me funksione të plota automatike të mundësuara nga teknologjia lider në industri. Ju mund të projektoni ekrane nga 30 inç deri në një madhësi të pabesueshme prej 100 inç. Veçoria e fokusimit automatik lejon The Freestyle të shfaqë një imazh të pastër kristal në çdo sipërfaqe, në çdo kënd duke siguruar një imazh krejtësisht proporcional çdo herë. Për më tepër, ekziston një funksion auto-keystone që barazon automatikisht projeksionin e anuar dhe krijon një imazh drejtkëndor, si dhe një nivel automatik për të rregulluar ekranin në çdo sipërfaqe.

Altoparlanti i fuqishëm i integruar i The Freestyle ofron tingull të pasur 360 gradë, kështu që do të merrni një përvojë audio përfshirëse nga kudo që jeni ulur.

Kjo është teknologjia e parë në llojin e vet që ofron shikim dhe argëtim optimal në një formë kompakte. Pajisja argëtuese mund të përdoret në çdo mënyrë që konsumatorët preferojnë pasi The Freestyle është një projektor, një altoparlant inteligjent dhe një ndriçues ambienti. Fleksibël, për t’ju përshtatur stilit të jetës të konsumatorëve, projektori portativ The Freestyle peshon vetëm 830 gram duke ju lejuar ta merrni kudo me vete, pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar, në shtëpi e jo vetëm. Ndryshe nga projektorët konvencionalë, në formë kutie, The Freestyle lejon rrotullim deri në 180 gradë, duke ju mundësuar të shfaqni kudo video me cilësi të lartë full HD – tavane, mure, tavolina apo edhe sipërfaqe të pjerrëta.

The Freestyle ofron veçori të Smart TV, të disponueshme në televizorët inteligjentë Samsung dhe transmeton përmbajtjen direkt nga pajisjet celulare Android dhe iOS. Është projektori i parë portativ i industrisë që është i certifikuar nga partnerët kryesorë globalë OTT, duke u ofruar klientëve përvojën më të mirë të shikimit të përmbajtjes. Gjithashtu, mund ta kontrolloni projektorin vetëm nëpërmjet zërit tuaj me Samsung Bixby dhe Amazon Alexa të integruara. Nuk ka rëndësi se ku ndodheni pasi The Freestyle është i pajtueshëm me bateritë e jashtme që mbështesin dalje USB-PD dhe 50w/20V ose më lart.