17:06 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Thellohet bashkëpunimi rajonal në fushën e qeverisjes lokale

Roli i bashkëpunimit në mes të dy apo më shumë komunave është tejet i rëndësishme duke rritur potencialin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal.Në këtë frymë Instituti KLGI, në kuadër të programit në ‘Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme (SSSM)’, ka mbajtur trajnimin modular tre-ditor (28-30 mars)me zyrtarë komunalë,njëherësh organizoi vizita studimore në komunanë Republikën e Maqedonisë.

Vizitat kishin për synim thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit strategjik, përkatësisht adresimin dhe njohjen e praktikave të Maqedonisë në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal.

Në ditën e parë, delegacioni pati dy takime të ndara, me ministrin për Vetëqeverisje Lokale, z. SuhejlFazliu, dhe drejtoreshën Ekzekutive të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), znj. DusicaPersic.

Ministri Fazliugjatë adresimit të tij u fokusa në tri fusha të rëndësishme përmes të cilave kjo Ministri synon të avancojë aktivitetet e saj, nisur nga decentralizimi pushtetit, zhvillimi i balancuar regjional dhe bashkëpunimi ndër-kufitar me fqinjët. Ndërkaq drejtoresha Persicprezantoi rolin dhe punën e Bashkësisë në mbështetje të komunave, në veçanti për përfaqësimin dhe lobimin që Bashkësia bën në shërbim të fuqizimit të komunave në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në ditën e dytë të vizitës studimore delegacioni kosovar i prirë nga U.D Drejtor Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Muçaj, u pritën nga kryetari i komunës së Strugës, z. RamizMerko dhe kryesuesi i këshillit z. Resul Kaba. Në takim u shtruan shumë çështje nisur nga funksionimi i komunës, projektet zhvillimore, bashkëpunimi ndër-komunal, ndërmarrjet publike, zhvillimi ekonomik lokal e deri tek planifikimi strategjik.

Kryetari i komunës së Strugës, z. Merko i informoi për zhvillimin e komunës dhe për funksionimin e Këshillit Komunal. Ai njoftoi pjesëmarrësit për hapat që ka ndërmarrë kjo komunë në nxitjen dhe thithjen e investimeve direkte.

Ndërsa, z. Besnik Muçajfalënderoi për pritjen në këtë takim si një nismë e përbashkët në fuqizimin e lidhjes dhe relacioneve në mes të komunave së Republikës së Maqedonisë dhe atyre të Republikës së Kosovës.

  1. Muçajfoli me interes për formën e bashkëpunimit ndër-komunal dhe u interesua për projektet zhvillimore regjionale që përdorin komunat e Maqedonisë për projektet e mëdha investive.

Edhe në ditën e tretë të trajnimit modular që u zhvillua në Republikën e Maqedonisë, u trajtua dhe adresua roli i bashkëpunimit ndër-komunal (BKN) në ofrimin e shërbimeve, nxitja e zhvillimit rajonal dhe promovimi i tyre nga mediat.

Ligjërues në këto sesione të ndara ishin z. Besnik Muçaj, u.d. Drejtor Ekzekutiv i Institutit KLGI; z. Trim Berisha, Udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal nga MAPL dhe znj. KaltrinaAjeti, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit Kosovar të Mediave dhe Komunikimit.

Përfituesit e këtij programi të avancuar gjatë vizitave dhe trajnimit modular u njohën me qasjen e aspektit legjislativ dhe institucional lidhur me konceptin e bashkëpunimit ndër-komunal.

Në fund të sesioneve trajnuese, pjesëmarrësit përmes punës në grupe shkëmbyen eksperiencat dhe modelet në komunat përkatëse, njëherësh përmes punës praktike bënë identifikimin e fushave të BKN-së, përfitimet e BKN-së në ofrimin e shërbimeve dhe projektet e përbashkëta përmes BKN-së.

Programi mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë!