19:03 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Therja e nxënësve në Prishtinë, QKUK jep detaje rreth gjendjes së tyre

Sot gjatë ditës tre nxënës të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” janë therur me thikë nga tre persona tjerë brenda shkollës.

Tre viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku janë duke u trajtuar nga mjekët.

Mësohet se njëri nga nxënësit është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Indeksonline.

“Në orën 16:00 janë pranuar tri raste me plagë të shkaktuar nga armë të ftohta. Njëri nga nxënësit është në gjendje kritike është në sallë të operacionit janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga QKUK. Në dy rastet tjera po ashtu janë kryer të gjitha ekzaminimet. Njëri është këtu në QKUK, do ta mbajmë edhe një kohë. Ndërsa tjetri e ka marrë trajtimin e duhur dhe është lëshuar për në shtëpi.”, tha mjeku kujdestar, Naser Syla.

Ndërsa policia po vazhdon me hetimet ku ka arritur të identifikoj tre persona të dyshuar dhe janë në ndjekje të tyre./Indeksonline/