13:14 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Therje me thika në oborrin e shkollës në Gllamnik të Podujevës

Rrahjet ndërmjet nxënësve janë bërë dukuri shqetësuese. Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm edhe në një shkollë të Komunës së Podujevës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në oborrin e SHF “Kongresi i Manastirit”, në fshatin Gllamnik.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje, teksa ka treguar për IndeksOnlinen, se ka edhe të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informatave të para dyshohet që njëri nga ta, pas fjalosjes me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, përderisa të dyshuarin policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe aktualisht konform dispozitave për trajtimin e të miturve e procedon më tej me rastin, për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes”, thotë ai./Indeksonline

(FOTO ILUSTRIM)