23:46 / E Diele, 19 Qershor 2022 / AR

Therje me thikë në një lokal në Podujevë

Para pak minutash ka ndodhur një therje me thikë në qendër të Podujevës.

Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline, derisa tregojnë se therja ka ndodhë në një lokal.

I plagosur ka mbetur një punëtor i lokalit ku ndodhi rasti.

I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar për të marrë tretman mjekësor.

Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje për tu marrë me rastin, derisa ka edhe të arrestuar./Indeksonline/