Thiago Motta nënshkruan kontratën me Juventusin, zyrtarizimi bëhet këto ditë
Thiago Motta do të bëhet trajneri i ri i Juventusit pas shkarkimit të Masimiliano Allegrit.
Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, trajneri italo-brazilian gjendet aktualisht në Portugali ku do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
Zyrtarizimi i Thiago Mottas te Juventusi, pritet të zyrtarizohet brenda këtyre ditëvë, shkruan IndeksOnline.
Motta, ka qenë këtë sezon trajner i Bolognas ku surprizoi të gjithë në Serie A, duke e kualifikuar atë në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas 60 vjetësh./IndeksOnline/