14:23 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thirrja e Valon Muratit për bashkatdhetarët

Kryetari i Levizjes për Bashkim, Valon Murati ka bërë thirrje që t’i presim bashkatdhetarët sa më mirë e me krah hapur.

Murati ka përmendur disa arsye se pse duhet t’i nderojmë bashkatdhetarët.

“Bashkatdhetarët edhe sivjet në numër të madh po vijnë në Kosovë, në atdheun e tyre, tek familjet e veta, në shtëpinë e vet. Edhe këtë vit, si shumë herë deri më tani ata kanë mundur të shkojnë për pushime kudo që kanë dashur. Por prapë ata kanë vendosur të vijnë në vendin e vet e t’i sjellin këtu fëmijët e tyre.

Ardhja e tyre e hijeshon atdheun, e bën më të gjallë, e rritë dhe e kultivon dashninë në mes nesh, dhe i jep ekonomisë sonë një infuzion të madh.

Pa qenë e tillë, Kosova duket si vend turistik gjatë muajve të verës. T’i presim sa më mirë e me krah hapur.
E ju bashkatdhetarë të dashur kalofshi sa më mirë në atdheun tuaj” ka thënë Murati./Indeksonline/

Temat: