15:35 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thjeshtësia e Haradinajt, nuk e “lodhë” këshilltarin e tij (Video)

Thjeshtësia dhe modestia e kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj, vërehet edhe në konferenca për gazetarë.

Ndryshe nga kryeministrat e kaluar, shefi aktual i ekzekutivit iu përgjigjet çdo pyetjeve të gazetarëve nëpër konferenca.

Modestia e tij vërehet edhe me pjesëtarët e kabinetit të tij.  Në këtë video të bërë nga “Indeksonline” Haradinaj shihet teksa ‘kursen’ zëdhënësin Arbër Vllahiun për t’ia “bartur letrat”.

“Jo, jo… unë i maj”, ishte përgjigja e kryeministrit.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth takimeve të djeshme që pati me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ai rikthesoi qëndrimin e Kosovës se do të kërkojnë me çdo ngulm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialogun me Serbinë. /Indeksonline/A.Muhaxheri/