Thonin Messi s’i shënon Chelseat, sot ua hapi këmbët dhe rrjetat (Video)
Barcelona ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.
Skudra spanjolle në ndeshjen kthyese të 1/8 ka mposhtur Chelsean me rezultat 3-0 (4-1 rezultati i përgjithshëm).
Golat për Barcën i shënuan dy Lionel Messi (3’ dhe 63’) dhe një Ousmane Dembele në minutën e 20-të.
Barcelona me këtë rast bëhet skuadra e fundit që siguron një vend në çerekfinale, ku të premten do të mësoj edhe kundërshtarin e radhës. /IndeksOnline/