75 Mall Live Search
15:47 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / L A

Thuram mungon në derbin ndaj Interit

Juventusi ka marrë konfirmimin zyrtar për mungesën e mesfushorit francez Khéphren Thuram në derbin e madh ndaj Interit.

Lojtari nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe ka ngritur “flamurin e bardhë”, pasi është ndalur nga një edemë kockore, pasojë e një goditjeje të pësuar në stërvitjen e fundit.

Në këto kushte, trajneri bardhezi pritet të ridizenjojë mesfushën, duke tërhequr më prapa Weston McKennie dhe duke i dhënë besim Fabio Miretti nga minuta e parë.

Nga ana tjetër, stafi teknik rikthen në dispozicion Francisco Conceição, por vazhdon të mos ketë në skuadër sulmuesit Dushan Vlahoviq dhe Arkadiusz Milik, të cilët mbeten ende jashtë për shkak të problemeve fizike.

Mungesa e Thuram konsiderohet një goditje për opsionet në mesfushë para një përballjeje me peshë të madhe në kampionat. Në prag të ndeshjes, Juventusi do të mbështetet te zgjidhjet alternative për të ruajtur balancën në repartin qendror.