21:08 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Thyen xhamat e Kuvendit, Prokuroria i ndalon për 48 orë

Imer Fejza, Pajtim Demaj dhe Endrit Shatri, u arrestuan sot nën dyshimin për thyerjen e xhamave të Kuvendit të Kosovës në shenjë protestë kundër votimit të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Burimet e Indeksonline brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë thonë se të tre aktivistëve të Levizjës Vetëvendosje u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ata brenda kësaj kohe do të paraqiten para gjyqtarit ku do të vendoset për masni paraburgimit apo për lirimin e tyre./Indeksonline/