11:11 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Thyhen dritaret e një shkolle në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë dëmtuar xhamat e një shkolle në fshatin Becë të Gjakovës.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar drejtor i shkollës ka raportuar në polici se persona të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar dy dritare të shkollës dhe kanë hyrë brenda në objektin e shkollës. Për momentin nuk dihet se a është vjedhur diçka, gjithashtu nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Indeksonline/

 

 

 

 

Temat: