Thyhen këmbët e “Lionel Messit” (Foto)
Statuja në nder të Leo Messit e vendosur në Paseo de la Gloria në Buenos Aires ka pësuar përsëri një akt vandalizmi këtë të dielë.
Skulptura e yllit të Barcelonës u shfaq me këmbët e prera dhe e shtrirë në tokë. Sipas Policisë, nuk ka asnjë informacion mbi autorët e ngjarjeve.
Nuk është hera e parë që statuja e Messit në Buenos Aires është objekt i një sulmi të ngjashëm, që nga janari i fundit ku iu pre koks dhe krahët. /IndekesOnline/