12:02 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Thyhet akulli”, Ibrahimoviç humb garën – ky është futbollisti i vitit në Suedi (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka humbur garën për t’u bërë futbollisti i vitit në Suedi.

Çmimin e lojtarit të vitit në Suedi për vitin 2017 e mori, Andreas Granqvist, mbrojtësi 32 vjeçar që luan te klubi i Krasnodarit, transmeton IndeksOnline.

Ai mposhti sulmuesin e Manchester Unitedit, që fitoi këtë cmim 10 vite rresht, nga 2007-a deri te 2016-a.

Kujtojmë se çmim dhe atë më të mirin për futbollin femëror e mori Kosovare Asllani./IndeksOnline/