75 Mall Live Search
16:46 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / Gj Sh

Thyhet rekordi i golave të javës në Champions

Të marten dhe të mërkuren janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë të fazës së ligës në Champions League.

Nga këto përballje është regjistruar rekordi i ri i golave të shënuar të javës, shkruan IndeksOnline.

Plot 71 gola janë shënuar në 18 ndeshjes, 43 gola ditën e marte dhe 28 të tjera të mërkuren.

Nëntë gola u shënuan në ndeshjen Leverkusen – PSG, e cila përfundoi me rezultat 2-7.

PSV shënoi fitore bindëse 6-2 me Napolin, derisa Barcelona e mposhti Olympiacosin me rezultat 6-1./IndeksOnline/