18:39 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ti shoku im Hashim Thaçi atëherë kishe vetëm një ëndërr

Shkruan: Izmi Zeka

Unë kur të njoha ishin vitet e hershme studentore. Ne kishim një ëndërr. Ajo ëndërr u bë realitet kur shoku im, përballja me Serbinë ishte tytë me tytë. Kur dikush kishte ëndrra tjera.

Shoku im i viteve 90-jeta e këtej ne ishim të ri. Ëndrrat tona në Universitetin e Prishtinës kishin marr hapërimin drejt çlirimit të Kosovës. Ti shoku im Hashim Thaçi atëherë kishe vetëm një ëndërr. Shqipëria e bashkuar. Ti kishe një ëndërr që regjimi i egër serb të ik njëherë e përgjithmonë.

Ti ishe studenti më i mirë aso kohe. Ti ishe ai djaloshi i qetë e fjalë pak. Doje vetëm një gjë lirinë.

Dhe për ty liria nuk kishte kompromise. Ishin vitet e rinisë, kur një pjesë e të rinjve bënte jetën kafiterive të Prishtinës pa e prishur rahatinë dhe duke pasur ëndrra tjera.

TI shoku im bëre atë që pak kush do ta kishte menduar se mund ta bënte.

Ti nuk e durove kompromisin për lirinë e Kosovës. Ti shoku im , i gjatë e thatanik kishe zgjedhur rrugën që nuk ishte e lehtë. Rrugën që ditët mund të përfundonin shumë shpejt për ty e disa të tjerë që kishin një ëndërr.

Ti shoku im edhe kur mbarove studimet si student i dalluar bashkë dyzove historinë me dhimbjen shqiptare.

Ato vite jo të lehta ne kishim edhe ëndrra tjera. Ama koha kërkonte diçka tjetër. Ti nuk u ndale kur të tjerët ndaleshin rrugës. Ishte rrugë e gjatë me rreziqe ku çizmet e zeza shëtisnin qyteteve të Kosovës. TI nuk e njihje frikën shoku im. Ashtu i heshtur vrapoje anekënd Kosovës e Shqipërisë. Ti kishe një mision jo të lehtë.

II

Shoku im ti i dhe fund tiranisë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ti bëre Ndryshimin e Epokave. E çka të bësh më shumë se sa jetën të vësh në vdekje të përditshme. Ti e bërë këtë çdo ditë.

Ashtu i ri ti edhe në Rambuje ndave Kosovën prej lindjes dhe e ktheve kah perëndimi.

Shoku im edhe kur erdhi liria ti ishe i ri. Kalove vite e vite që përveç lirisë Kosovën ta bëje atdhe të të gjithëve ani pse disa kishin shkelur edhe mbi varre. E bëre vetëm për një gjë që liria mos ti hajë bijtë e vetë edhe kur ata kishin dëmtuar popullin e vet në kohëra të ndryshme.

Ti bëre sa nuk bëhet më. Ti Kosovën e bërë të lirë të pavarur.

Ty shoku im ti njoh edhe rrudhat e ballit edhe flokët e thinjura tani

Ti bëre atë që qindvjeçarët nuk e bën dhe na hëngrën në përditshmëritë .

Ti e njohe mirë Kongresin e Berlinit, Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, Traktatin e Fshehtë të Londrës, Konferencën e Paqes së Parisit me një fjalë ti njohe botën se si funksionon. Ti ktheve një Evropë nga ne edhe ashtu si ishte e brisht. Ti bëre dhuratën më të madhe në diplomacinë shqiptare Kosovës aleancën me fuqinë botërore Amerikën.

III

Shoku im i studimeve dhe i idealit. Ti sot nisesh për në Hagë. Përshtypja ime është se tani kemi të bëjmë me ndeshje qytetërimesh. Qytetërimet në histori dinë të jenë të pamëshirshme në emër të humanizmit, të drejtave të njeriut etj.

Shoku im sikur atëherë kur në vitet e 90-jeta bota nuk e kuptonte realitetin në Kosovës dhe gjenocidin serb, (sot do të kuptojnë) ashtu edhe sot ti do jesh ai që vetë Evropën do ta kthesh kah perëndimi.

Mbase kjo fjali është pak metaforike por ti di jesh i fundit që do përmbyllësh luftën e qytetërimeve.

Shihemi shoku im aty te amfiteatri në Universitet të Prishtinës duke e parë botën jo si dikur.

Mbase tani do preferoja të takoheshim diku me veprat Lasgushit dhe te shtatorja e Hasan Prishtinës në Prishtinë.

Shihemi aty ku e nisëm …..