23:23 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Ti vesh një bluzë dhe fëmijët kanë një mundësi më shumë!

Një nga nismat më të mira humanitare që ka arritur të sensibilizoi e të prek opinionin është padyshim iniciativa ‘Ti je një luledielli’ e prezantueses së njohur shqiptare Albana Osmani.


Albana me vullnetin e edhe me sakrificën, por edhe me ndihmën e qindra të tjerëve ka arritur që t’ia arrij qëllimit që i ka vënë vetës. Ajo përveç që ka nisur tashmë ndihmat për fëmijët e prekur me sëmundje të ndryshme, njëkohësisht ka zgjuar edhe ndërgjegjën e gjithë popullit shqiptar.


Përmes shitjes së bluzave prezantuesja i ka dhënë ngjyre paqeje dhe ka barazuar të gjithë, por duket se ky projekt është drejt finalizimit, ndërsa është dhënë një tjetër informacion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për fëmijët e sëmurë në Kosovë.

“Tashme jane bluzat e fundit me logon e Dardanise Ilire te cilat mund ti porosisni vetem brenda territorit te Kosoves tek https://gjirafamall.com/luledielli Faleminderit nga zemra per mbeshtetjen tuaj ne emer te femijeve qe jane shtruar dhe po kurohen ne pavionin e onkohematologjise ne QKUK PRISHTINE KOSOVE “, shkruhet në njoftim.

Ndryshe kësaj iniciative i janë bashkëngjitur edhe të famshëm e fytyra e personalitet të njohura shqiptare./Indeksonline/