21:10 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Tifozat e Ulpianës së Lipjanit kërkojnë rikthimin e Labinot Ibrahimit në skuadër

Tashmë Labinot Ibrahimi është një lojtar pa kontratë, këtë e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës pak orë më herët.

Ibrahim nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës, e me të kuptuar këtë i menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të Ulpianës, që kërkojnë rikthimin e mbrojtësit në skuadrëne tyre, shkruan IndeksOnline.

Madje, tifozët i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve edhe mediave lokale në Lipjan që t’i bashkohen kësaj kauze.

Më poshtë postimin e plotë të tifozëve të Ulpianës:

“Kthene Labin në shtëpi

ME MICKIN N’SUPERLIG

Labinot Ibrahimi nuk e ka vazhdu kontratën me Kf Prishtinen,tani si lojtar pa kontratë aj ka mundësi ti bashkohët klubit tonë.I bëjmë thirrje kryesis së Kf Ulpianës që të kontaktojnë Labin,gjithashtu i ftojm gjithë qytetarët Lipjanas dhe mediat tona lokale ti bashkohën ksaj fushate.KTHENE LABIN NË SHTËPI”.