Tifozat Kuq e Zi të revoltuar pas barazimit ndaj Islandës, ky është mesazhi i tyre
Shqipëri barazoi 1-1 me Islandën në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjët ishinn duke fituar deri në sekondat e fundit të ndeshjes, ku Islanda barazoi rezultatin edhe pse ishte me një futbollistë më pak që nga minuta e 11-të, shkruan IndeksOnline.
Pas këtij barazimi ka pasur reagime të shumta nga tifozët shqiptarë.
Tifogrupi më i madh i Kombëtarë së Shqipërisë, ”Tifozat Kuq e Zi”, ishin tepër të revoltuar pas kësaj ndeshje.
Fillimisht ata patën disa tensione me futbollistët pas përfndimit të ndeshjes.
Pastaj përmes një postimi në faqen e TKZ-së ata i quajtën futbollistët e Shqipërisë ”Mercenarë”.
”Ky nuk është thjeshtë një mesazh! Pasojat mercenarët do t’i vuajnë herët apo vonë ”, shkruhet në reagim./IndeksOnline/