20:21 / E Diele, 15 Gusht 2021 / A. A

Tifozët e Barcelonës brohorasin “Messi, Messi” në Camp Nou

Në javën e parë të sezonit të ri në La Liga, Barcelona po luan në shtëpi ndaj Real Sociedad.

Pas plotë 526 ditësh, qeveria e Katalonisë ka lejuar praninë e shikuesve në stadium.

Rreth 20 mijë spektatorë në minutë e 10-të të ndeshjes brohoritën emrin e legjendës Leo Messi.

Argjentinasi u largua pas dy dekadave nga Barcelona për tu transferuar te Paris Saint Germaini.

Ndryshe, Barcelona krijoi epërsi pas 19 minutash përmes Gerard Pique.

/Indeksonline/