09:17 / E Premte, 12 Korrik 2019

Tifozët e Debrecenit në kor: Vritini shqiptarët!

Ndeshja kundër Debrecenit do të mbetet një kujtim i hidhur për Kukësin, jo vetëm për humbjen e thellë 3-0, por edhe për mikëpritjen që i bënë një grup tifozësh.

Gjatë ndeshjes pati thirrje në kor nga një grup tifozësh vendës “vritini shqiptarët”. Kjo është kuptuar nga pjesëtarë të stafit të Kukësit, të cilët kanë vënë në dijeni më pas edhe zyrtarë të UEFA-s.

Ndryshe, ekipi verilindor u mund nga ekipi vendas i Debrecen me rezultatin e pastër 3-0 duke i çuar në zero shanset për kalimin në turin tjetër të Europa League. /IndeksOnline/