20:03 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tifozët e dhunshëm të Kosovës, dy persona përfundojnë në pranga

Procesi i shitjes së biletave për ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Maltës, nuk shkoi si duhet, kjo pasi që edhe Policisë së Kosovës i është dashur të intervenojë.

Rreth ores 18:00 policia ka marrë informacionin se në tri pikat e shitjes së biletave, në  kryeqytet situata ka dalë nga kontrolli për shkak të numrit të madh të kërkesave të blerësve dhe në të njejten kohë janë rrezikuar personeli si dhe pjesa tjeter qe po kërkonin biletat.

“Policia ka dalë menjeherë në vendin e ngjarjes dhe duke parë situaten e krijuar mungesen e pergatitjeve adekuate për të përballuar një fluks të tille nga ana e pikave të shitjes si dhe rrethanat që përbenin një rrezik për sigurine e personelit dhe personave në atë perimeter, ka kerkuar nga ta që te largohen menjeherë nga aty deri në njëmoment tjeter kur do të krijoheshin kushte optimale dhe rrethana të sigurta.”, ka deklaruar  për Indeksonline zëdhënsi i PK-së, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci thotë se disa nga personat qe ishin duke pritur kanë refuzuar t’i binden policisë dhe kane filluar të shfaqin agresivitet dhe veprime të dhunshme duke demtuar dhe thyer xhamat në pika te shitjes.

“Me kete rast, për shkak të mos bindjes së urdhërave të policise dhe për të futur situaten nën kontrolle, dy persona janë arrestuar dhe te njejtit janë proceduar më tej. Situata është futur nën kontrolle ndërsa mbetet që organizatoret me kohe të krijojne kushtet adekuate per shitjen e biletave në rrethana të sigurta.”, ka njoftuar ai.

Ndeshja në fjalë pritet të zhvillohet ditën e ejte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Indeksonline/