09:22 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Tifozët e ‘Fenerit’ të dashuruar pas Vedat Muriqit, në votime e mposht edhe Olivier Giroud

Vedat Muriqi (27-vjeçar) përkundër largimit nga Fenerbahçe, vazhdon të jetë një idhull për tifozët e klubit turk.

Një faqe e njohur ‘Fener Ajans’ përmes rrjeteve sociale ka bërë një pyetje për tifozët: Cilin sulmues dëshironi që Fenerbahçe ta transferoj?

Në këtë listë bënin pjesë katër sulmues të njohur: Edin Dzeko, Olivier Giroud, Burak Yilmaz dhe Vedat Muriqi, shkruan IndeksOnline

Mbi 80 mijë tifozë morën pjesë në këto votime, ku 37.9 për qind ishin pro rikthimit të Vedat Muriqit në Superligën e Turqisë.

28.3 për qind ishin për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud dhe 24.2 për qind për sulmuesin boshnjak të AS Roma, Edin Dzeko.

Befasi ishte numri i vogël i përqindjes për legjendën e futbollit turk, Burak Yilmaz. Vetëm 9.6 për qind kërkuan ardhjen e tij.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u transferua nga Fenerbahçe për në Serie A te skuadra e SS Lazios për 18.5 milionë euro gjatë shtatorit 2020.

Për shkak të paraqitjeve të pakta, Muriqi mund të largohet nga klubi italian dhe Superliga e Turqisë duket vërtetë opsioni ideal për të./IndeksOnline/