13:35 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tifozët e Fiorentinës protestojnë fuqishëm, ndalojnë prishjen e stadiumit

Mijëra tifozë të Fiorentinës arritën ditën e sotme të bllokonin prishjen e stadiumit të Firences “Artemio Franki”.

Ata shpalosën banderola ku kishin paraqitur dy buldozerë që shembnin stadiumin.

Ultrasit e skuadrës “vjollcë” janë kundër prishjes së stadiumit aktual, por kërkojnë që të ndërtohet një impiant i ri në një terren tjetër.

Me flakadanë në duar dhe banderola, ata u takuan me menaxherin e përgjithshëm të klubit Xho Barone.

Pas negociatave, buldozerët u larguan nga stadiumi “Artemio Franki”.